Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.
Me deputetin gjerman Veseli tha se ka biseduar për nevojën e një bashkëpunimi më të madh në mes të dy vendeve.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjermania gjithnjë i ka dhënë mbështetje Kosovës e sidomos tash në procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i Veselit në Facebook:
“Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/