Dushko Veskovski nga radhët e LSDM-së sot në një konferencë për shtyp akuzoi kryetarit e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, se ka shtyrë qytetarët e komunës së tij në borxh prej 10,5 milionë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Stevçe Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij nga OBRM-PDUKM-ja e kanë futur Komunën e Karposhit në borxh për 10,5 milionë euro. Ky borxh, pas mandatit të Jakimovskit do të mbetet në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme. Nga raportet zyrtare të komunës mund të shihet se borxhi vetëm gjatë vitit 2016 është ngjtur për 5 milionë euro. Mirëpo, është e paqartë se ku kanë shkuar ato para, pasi vitin e kaular nuk është ndërtuar asnjë objekt në interes të qytetarëve”, deklaroi Veskovski./Telegrafi/