Telegrafi

I veshur me tuta sportive në vlerë 2000 euro, Cristiano Ronaldo tregon se ka shtuar një “Ferrari” luksoz në koleksionin e tij të veturave

Foto: Cristiano/Instagram

Cristiano Ronaldo ka shtuar një veturë të re luksoze të tipit “Ferrari” në koleksionin e tij të makinave luksoze.

Ylli portugez i futbollit ndau me ndjekësit një video të “Ferrari Purosangue” më të re që ka blerë në ngjyrën e kaltër të errët përmes Instagramit, duke shkaktuar një valë për 617 milionë ndjekësit e tij.

Në vetëm pesë orë, fotografia e Ronaldos mblodhi tetë milionë pëlqime, përfshirë komentet e shumë të famshmëve dhe futbollistëve, shkruan Klix.

Foto: Cristiano/Instagram

Ronaldo pozoi me krenari pranë “bishës” së tij të re në katër rrota, ndërsa kishte veshur një palë tuta të markës “Gucci”, të cilat kushtojnë rreth 2000 euro.

Përndryshe, vetura e tipit “Ferrari Purosangue” kushton rreth 467 mijë euro dhe vlera e të gjitha makinave që Ronaldo ka në koleksionin e tij është rreth 20 milionë euro.

Foto: Cristiano/Instagram

Ylli portugez mburret me supermodele të veturave si: “Ferrari”, “Lamborghini”, “Mercedes” apo “Bugatti” në garazhin e tij, që është ëndrra e të gjithë dashamirëve me katër rrota. /Telegrafi/

Foto: Cristiano/Instagram