Site icon Telegrafi

I veshur si “ninja” dhe me katana në dorë, një burrë plagosi dy police në Francë

Një burrë i veshur si “ninja” sulmoi me një katana dy police në qytetin francez, Cherbourg-en-Cotentino.

Ngjarja ka ndodhur sot kur policia është nisur për të arrestuar një person për vjedhjen e një veture. Pasi e ndoqi për pak kohë në rrugë, burri goditi një tabelë dhe ndaloi pranë një karburanti.

Burri më pas doli nga vetura i veshur si “ninja” dhe me një katana, një shpatë samurai japonez, iu drejtua automjetit të policisë. Ai fillimisht ka goditur një police në mjekër dhe më pas një tjetër në kokë.

Më pas një oficer i tretë policie qëlloi sulmuesin, e goditi në bark dhe i shkaktoi plagë të rënda.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjete të tjera të policisë dhe një ambulancë. Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili përmes llogarisë zyrtare në Twitter ka thënë policia e ka mbështetjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version