Site icon Telegrafi

I veshur si grua dhe me gjunjë në thera, kërkon falje për tradhtinë (Video)

Një burrë i paemëruar nga Kina, është detyruar që të vishet si grua dhe të bie në gjunjë mbi lëvozhgën me thera të një peme, sepse u zu duke tradhtuar.

Gruaja e ka detyruar atë të veprojë në këtë formë dhe të pranoi para kamerës, derisa mbante në ballë një pecetë higjienike, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ai nuk kishte pasur kontakt fizik me ndonjë femër tjetër, por se kishte komunikuar dhe shkëmbyer fotografi përmes rrjeteve sociale.

“Unë po rri këtu mbi frytin Duruan i veshur me jelek rozë, sepse kam folur me disa vajza të reja përmes internetit. Kërkoj falje dhe më nuk do të përsëritet”, ka thënë burri me këtë rast. /Telegrafi/

https://youtu.be/Vi4p8xj_EOQ

Exit mobile version