Telegrafi

I veshur me rroba të “Spidermanit”, argëton fëmijët që janë mbyllur nëpër shtëpi nga coronavirusi

Qyteti Stockport në veri të Angli ka një heroi të ri, “Spidermanin” i cili argëton fëmijët që janë mbyllur nëpër shtëpi pas vendimit të qeverisë si masë preventive kundër përhapjes së coronavirusit.

Jason Berd, 34-vjeç, trajner i sporteve luftarake, ka filluar të vishet si heroi i Marvel që bën çdo ditë akrobacione dhe salto të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Berd ka hequr dorë nga jeta në New York për të vazhduar në Stockport, qytet i vogël i njohur për dyqanet që shesin kapela.

“Ky është vetëm fillimi,  do të rikthehem”, ka thënë Berd derisa argëtonte fëmijët nëpër lagje. /Telegrafi/