Është zvogëluar prodhimi dhe janë pushuar një pjesë e punëtorëve në fabrikën e patatinave në Kravar të Manastirit, vetëm dy muaj pas aktivizimit të saj, transmeton Telegrafi.
Fabrika nuk është kyçur ende në rrjetin elektrik, e përderisa investitori, Goranço Mirçevski, emigrant në Australi, pret që EVN ta bëjë kyçjen, rrymë elektrike merr nga komshiu, kështu që prodhimi kryhet vetëm natën, për shkak të tendencës që mos të mbingarkohet rrjeti elektrik.
Mirçevski thotë se këto probleme nuk e zhgënjejnë dhe pret që prodhimi i vetëm vendor i patatinave të mos shitet vetëm në tregun vendas, por edhe në atë të jashtëm.
Ndryshe, ky investim u paralajmërua si brownfield investim, me një shifër prej 3 milion euro, ku duhet të punësohen qindra njerëz, ndërkaq prodhimi do të rritet në varësi nga shitja, ku si qëllim është edhe puna në tre ndrime./Telegrafi/