Telegrafi

Vështirësohet furnizimi me energji elektrike

Bazuar në një njoftim zyrtar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ekipet e mirëmbajtjes së KEK-ut i kanë kryer punët rreth sanimit të dëmit në këtë njësi dhe e njëjta ka hyrë në prodhim pas orës 11.

“Me kthimin e këtij blloku është përmirësuar edhe furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike”.

KEK, ka njoftuar se, sistemi energjetik i Kosovës sot është duke u varur nga puna e blloqeve të TC “Kosova A”, A3 me 127 megavat orë, A4 me 133 megavat orë energji, HC “Ujmani” që gjatë pikut prodhon 32 megavat orë dhe importi me 120 megavat orë energji në ditë, kurse gjatë pikut me 210 megavat orë energji elektrike.

“Momentalisht, furnizimi i konsumatorëve me energjie elektrike është duke u bërë sipas kategorizimeve. Kategoria A është duke u furnizuar, 5 me 1, ajo B, 4 me 2 ndërsa kategoria C, 3 me 3”.

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut po ashtu thuhet se, me stabilizimin e prodhimit të njësisë B2 të TC “Kosova B”, që pritet të ndodh në orët e pasdites, do të ketë furnizim më të mirë dhe më cilësor për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/