Site icon Telegrafi

Vështirësohet ardhja e Amir Rrahmanit për ndeshjet e Kosovës, klubi i Napolit në karantinë pas tri rasteve me COVID-19

Situatë kaotike në Serie A, por që prek edhe ekipin e Kosovës, pasi vështirësohet ardhja e Amir Rrahmanit për tri ndeshjet e muajit tetor.

Napoli i Gennaro Gattusos nuk do të niset për në Torino për ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Juventusit në “Allianz Stadium”.

Kjo ndeshje të është në rrezik serioz që të mos luhet, sipas mediave italiane.

Skuadra e Napolit është bllokuar nga Rajoni i Campanja për të mos të udhëtuar pas dy rasteve pozitive të Elif Elmas dhe Pietor Zielinskit, si dhe të një pjesëtari të klubit.

Plani ishte që Napoli të udhëtonte sonte drejt Torinos. Sidoqoftë, autoriteti lokal shëndetësor (ASL) vendosi që të ndalonte udhëtimin e skuadrës napolitane, duke e cilësuar si të rrezikshme në përhapjen në masë të virusit.

Në ndërkohë, lojtarët e Napolit do të qëndrojnë sipas marrëveshjes në izolim (i cili duhet të zgjasë 14 ditë), por do t’i nënshtrohen një raundi të ri të testimeve, të planifikuar për në mëngjes të dielën me 4 tetor.

Edhe Amir Rrahmani është në izolim me pjesën tjetër të skuadrës dhe me gjasë do nëse vazhdon kështu, do të mungojë në ndeshjet e Kosovës, kundër Maqedonisë, Sllovenisë dhe Greqinë.

Kur testimet të kryhen do të ketë lajme të reja. /Telegrafi/  

Exit mobile version