Telegrafi

Vështirësitë e kalimtarëve në trotuarin e ngrirë, shumica rrëzohen pa e kaluar (Video)

Trotuari i një rruge në Newcastle të Anglisë, është ngrirë nga temperaturat e ulëta të mesnatës.

Kjo ka bërë që shumica e kalimtarëve të kenë vështirësi dhe të mos mund të kalojnë pa u rrëzuar, transmeton Telegrafi.

Derisa shumica prej tyre rrëshqisnin dh e kishin të pamundur të ngrihen sërish në këmbë, një grup shokësh, qeshnin nga larg dhe mahiteshin me ta.

Njërit prej tyre i ra edhe pica kur u rrëzua, kurse tjetri mbeti shtrirë duke mos mundur të merrte kontrollin.

“E kemi edhe një fitues” dëgjohen ata duke u mahitur, kur tre persona rrëzohen në të njëjtën kohë. Nuk raportohet për ndonjë kalimtar, të lënduar rëndë. /Telegrafi/