Trotuari i një rruge në Newcastle të Anglisë, është ngrirë nga temperaturat e ulëta të mesnatës.
Kjo ka bërë që shumica e kalimtarëve të kenë vështirësi dhe të mos mund të kalojnë pa u rrëzuar, transmeton Telegrafi.
Derisa shumica prej tyre rrëshqisnin dh e kishin të pamundur të ngrihen sërish në këmbë, një grup shokësh, qeshnin nga larg dhe mahiteshin me ta.
Njërit prej tyre i ra edhe pica kur u rrëzua, kurse tjetri mbeti shtrirë duke mos mundur të merrte kontrollin.
“E kemi edhe një fitues” dëgjohen ata duke u mahitur, kur tre persona rrëzohen në të njëjtën kohë. Nuk raportohet për ndonjë kalimtar, të lënduar rëndë. /Telegrafi/