Liverpooli duket se do t’i duhet që të shikojë ndonjë lojtar tjetër, pasi Kylian Mbappe ka vendosur për të ardhmen e tij.
Ylli francez po kalon nëpër një formë jetësore te Paris Saint-Germain dhe The Reds ka kohë që janë të interesuar për të.
Sipas asaj që raporton Foot Mercato, 22-vjeçari është në bisedime me klubin parisien rreth kontratës së re.
Mbappe po kërkon nga kampioni i Ligue 1 që në kontratën e tij të jetë opsioni që të largohet nga Parku i Princave atëherë kur e sheh si të domosdoshme për të ndryshuar ambient.
PSG kishte shpenzuar rreth 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit nga rivali Monaco, derisa tani vlera e tij arrin shifrën e 200 milionëve.
Forma e tij së fundmi është në rritje dhe atë e tregon het-triku ndaj Barcelonës në fitoren 4-1 në Ligën e Kampionëve.
Kështu, Liverpooli duhet të shpresoj në ndonjë anësor tjetër, pasi duket se qëllimi i Mbappes është që të vazhdojë qëndrimin në Francë. /Telegrafi/