Telegrafi

Vështirësi në qarkullim në rrugët e Prishtinës

Pas reshjeve të borës gjatë natës ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët e Prishtinës.

Nga videon e dërguar nga një lexues i Telegrafit, shihet se në rrugën “Haxhi Zeka”, bora ka krijuar vështirësi në qarkullim.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugës që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme, por që ka vështirësi në qarkullim. /Telegrafi/