Reshjet e borës kanë shkaktuar sot vështirësi në rrugët e Prishtinës për qarkullimin e automjeteve.
Komuna e Prishtinës në një postim në Facebook shkruan se të gjitha ekipet përgjegjëse janë angazhuar intensivisht dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar që rrugët të jenë të kalueshme.
“…Megjithatë, reshjet e dendura të borës që po vazhdojnë pa ndërprerje po e vështirësojnë situatën në terren. Lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin mjetet e përshtatshme për kushtet atmosferike dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente”, thuhet në reagim. /Telegrafi/