Site icon Telegrafi

Vështirësi në komunikacionin e Maqedonisë, udhëzohen shoferët të kenë kujdes

Komunikacioni në vend zhvillohet në kushte dimërore, nëpër korsi të lagështa, me mbetje të dëborës. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) paralajmëron se për shkak të temperaturave të ulëta, në vende të ndryshme mund të shfaqen edhe ngrica në rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa për automjetet e rënda batohet në Presekë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër, ku duhet patjetër të përdoren edhe pajisjet dimërore.

LAMM-ja udhëzon shoferët që të kenë kujdes posaçërisht në përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes dhe në respektimin e sinjalistikës, ndërkaq paralajmëron se në gryka dhe ngushtica mund të ketë rrokullisje gurësh.

Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia, përveç në vendkalimin kufitar Bogorodica, ku për shkak të motit të ligë dhe gjenjdes së rrugëve, ende nuk lejohet kalimi i automjeteve të rënda dhe autobusëve për në Greqi./Telegrafi/

Exit mobile version