Telegrafi

Vështirësi me ditarët elektronikë (Video)

Në pesë shkolla fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës, ka filluar pilotimi i ditarëve elektronikë me ç’rast notat nuk mund të ndryshohen. Përveç notave, tani edhe mungesat e nxënësve mund ti shohin prindërit.

Tribuna Channel ka vizituar Shkollën e Mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli”, ku sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, ky projekt është mirëpritur nga nxënësit dhe nga profesorët. Por, theksoi se ka vështirësi, pasi ndodh që programi nuk është aktiv për një periudhë të caktuar. /Gazeta Tribuna/