Paris Saint-Germain fitoi 5-0 ndaj Auxerres në kuadër të javës së 15-të në Ligue 1.
Por, goli i minutës së 11-të ka marrë gjithë vëmendjen, pasi aty u prodhua një moment magjik.
Për momente të tilla, nuk është habi se aty është Lionel Messi që bëri një pasim magjik te goli i Kylian Mbappen.
Argjentinasi e pasoi topin tek Nuno Mendes, derisa ky i fundit asistoi te francezi për rezultatin 1-0.
Messi është duke shpërthyer në këtë sezon në Ligue 1, pasi ka shtatë gola dhe dhjetë asistime.
Argjentina do të shpresojë të përfitojë nga kjo formë e mirë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, për të triumfuar në Kupën e Botës që fillon më 20 nëntor në Katar. /Telegrafi/
https://twitter.com/AravindAquaris/status/1591802567298015233?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591802567298015233%7Ctwgr%5E2c3f6879cde85b8a515ce4b8d9527c7a3f3dca58%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Flionel-messi-kylian-mbappe-psg-goal-auxerre-20221113