Është hedhur në internet, imazhi i një dhome të zakonshme fëmijësh në Australi, brenda së cilës ndodhet edhe një gjarpër i rrezikshëm.
Me anë të kësaj fotografie, prindërit kanë dashur të ngrenë vetëdijen, për izolimin sa më të mirë të shtëpive, në mënyrë që të mos hyjnë reptilët e tillë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është pothuajse i pa dukshëm, kafsha që me një kafshim shkakton pasoja fatale për jetën, ndodhet poshtë në kutinë pranë murit.
“Nuk shihet aspak, fëmijët dhe të rriturit munden ta pësojnë nga kjo gjallesë. Të keni kujdes”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/