Florian Ledoux po fluturonte mearoplan mbi Nunavut të Kanadasë, kur ka parë një ari që po bredhte nëpër sipërfaqen me akullnaja.
Kafsha që ishte duke kërkuar prenë e ditës, është bërë pothuajse e padukshme në masivët e akullit që kanë nisur të shkrihen nga temperaturat e larta, transmeton Telegrafi.
“Deri më parë, tërë kjo pjesë ishte e mbuluar me akull, por nxehtësia ka bërë që të krijohen rrjedha të shumta, që duket sikur janë laguna”, ka shkruar Ledoux poshtë imazhit.
Shumica e shikuesve, kanë pasur problem ta gjejnë se ku ndodhet gjallesa polare, ngaqë ngjanë shumë me ambientin. /Telegrafi/