Telegrafi

Vështirë të besosh se një 50 vjeçar është kaq seksi dhe di të kërcejë në mënyrë perfekte (Foto/Video)

Gianluca Vacchi është një biznesmen 50 vjeçar nga Italia, i cili ka arritur të befasojë gjithë botën me vitelitetin, energjinë e tij të pakufijshme dhe qëndrimin pozitiv që ka ndaj jetës.

Gianluca beson se njeriu duhet të jetojë çdo ditë në mënyrë të plotë, dhe për këtë arsye ai pëlqen vallëzimin, muzikë të mirë dhe sportin.

Ai është shumë i dhënë pas ushtrimeve në palestër dhe gëzon një trup perfekt, gjersa i çuditshëm vazhdon të mbetet fakti se si ka mundësi që një 50 vjeçar të di të vallëzojë aq mirë dhe lirshëm.

Gianluca është i rrethuar nga femrat ngado që shkon. /Telegrafi/