Heidi Klum i është kthyer punës duke realizuar një set fotografik tepër sensual për linjën e re të rrobave të plazhit.
Modelja 43-vjeçare ka zgjedhur ta promovojë vetë linjën e saj “Heidi Klum Intimates” dhe ka treguar trupin e saj të tonifikuar në setin fotografik të bërë nga fotografi i njohur, Rankin.
“Pjesën më të madhe të karrierës sime e kam kaluar nëpër plazhe të ndryshme në mbarë botën dhe akoma më pëlqen shumë, kështu që kam punuar tepër për këtë linjë prej kohësh”, është shprehur Klum lidhur me linjën e saj.