Diva e muzikës botërore Beyonce, është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të dytë.
Aq shumë ka ndryshuar tashmë, sa vështirë është të njihet në shikim të parë, megjithatë këtu qëndron edhe e bukuria e shtatzënisë.
Së fundmi, këngëtarja 35 vjeçare ka qenë e pranishme në një festë ditëlindjeje, gjersa është kapur nga paparacët gjatë hyrjes për në në veturën e saj.
Në fotografi, vërehej qartë se Beyonce është fryrë shumë dhe jo vetëm në trup, por edhe në fytyrën e saj, e cila duket se është deformuar paksa.
Megjithatë artistja bëri zgjedhjen e duhur me veshjen e saj, një fustan të kuq me aksesorë dhe flokë në stilin gërsheta, që i dhuruan një pamje të ëmbël. /Telegrafi/