Aktorja Demi Moore shkëlqeu në çdo ceremoni dhe tërheq vëmendjen me kombinimin e saj të veshjeve
Për Los Angeles, bukuroshja e njohur ka veshur një tualet të thjeshtë të markës “Givenchy” që nxjerr në pah këmbët e holla dhe figurën e lakmueshme të aktores.
Minifustani është zbukuruar me prerje të drejtë, por edhe me shpatulla të hapura.
Për të kompletuar edicionin e saj, Demi në stilin e përgjithshëm i ka shtuar bizhuteritë e shtrenjta të markës “Sartoro”, ndërsa flokët i ka stiluar në stilin e saj – një model flokësh paksa me tallaze, transmeton Telegrafi.
Për sa i përket grimit, aktorja për këtë rast ka zgjedhur tonet e tokës dhe ka vënë në pah sytë e saj të gjelbër.
Ajo ka postuar foto dhe video në rrjetet sociale, ndërsa një numër i madh i ndjekësve të saj në Instagram i kanë dërguar komplimente.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga paraqitja e saj, “Kukull”, “Ti je e bukur”, “Shkëlqen”, janë vetëm disa nga komentet e shumta…
/Telegrafi/