Telegrafi

Vështirë që një banane të rrijë pezull në qiell

Saezit, i cili tanimë ka marrë 105.000 dollarë nga shoqata të ndryshme kanadeze për financim të kulturës, i nevojitet edhe më shumë para për ta nisur bananen gjeostacionare mbi Teksas.

Banana, e madhe sa fusha futbolli, në mes tjerash, do të shërbejë si koment i autorit për "imigrimin ilegal, marketing, seks, art dhe shumë e shumë gjëra të tjera".

Duke folur për bananen si për një skulpturë publike, zëdhënësi i Këshillit kulturor kanadaz lavdëron Saezin për faktin se përdor “qiellin për ekspozitë, e jo parkun a sheshin".

Besimi i Këshillit në rëndësinë e bananes ka qenë aq i madh saqë për pemën fantastike i ka ndarë 95.000 dollarë.