Telegrafi

Veshjet viskoze

Viskoza, mëndafshi artificial u krijua nga shkencëtari dhe industrialisti francez Hilaire de Chardonnet (1838-1924), i cili gjithashtu shpiku fibrën e parë tekstile artificiale, mëndafshin artificial, në vitin 1884.

Fijet e mëndafshit artificial përbëhen nga druri ose fijet e pambukut që janë lëngëzuar në një sërë reaksionesh kimike dhe janë shtrydhur në një vaskë me acid përmes një tjerrësi. Mbas endjes, pëlhura ka pamje dhe ndjesi si mëndafshi, e mban mirë ngjyrën, shtrihet mirë, thith lagështinë dhe e kalon ajrin si pambuku.

Produktet e mëndafshit artificial viskoz rrudhosen lehtësisht, por tharëset me avull ulin përpjekjen që duhet për t’i hekurosur ato sepse molekulat e avullit ulin fërkimin midis molekulave të pëlhurës.

Prodhuesit gjithashtu rekomandojnë larjen me dorë ose pastrimin kimik, por meqenëse avulli depërton te pëlhurat dhe i largon aromat, tharësit me avull mund të rifreskojnë rrobat, duke ulur nevojën për t’i larë ose pastruar ato kimikisht.

Fija e mëndafshit nuk këputet lehtë dhe krahasohet me çelikun. Nuk digjet lehtë, dhe është material antialergjik. /Telegrafi/