Ka nivele të ndryshme të transparentes. Disa lloj transparentesh mund të duken krejtësisht të pranueshëm në dhomën e provës, por drita e zbehte mund t’ju mashtrojë.
Nëse provoni një rrobe që është transparente, atëherë dilni nga dhoma e provës për t’u parë në pasqyrën e dyqanit, mundësisht me drite dielli. Atëherë do bindeni nëse ndiheni vërtet rehat në ambientet jashtë, edhe pse veshjet transparente janë më të këshillueshme për ambiente të mbyllura dhe të mbrojtura. Do të ndiheni më të sigurta dhe më pak në siklet.
Nëse ju pëlqejnë transparencat bëni kujdes të mos zbuloni shumë. Zgjidhje janë materialet që përmbajnë edhe materiale transparente, edhe materiale jo transparente.