Është vështirë të jesh në qendër të vëmendjes. Sikur të mos mjaftonte që fama shkakton privatësi minimale, GQ na ka rikujtuar se, te të pasurit dhe të famshmit, çdo gjë është e hapur për kritikë.
GQ ka publikuar listën vjetore me meshkujt që janë veshur më së miri dhe më së keqi – listë e përpiluar me ndihmën e ekspertëve të modës, duke përfshirë Giorgio Armanin dhe Paul Smith, transmeton Telegrafi.
Në maje të listës me veshjen më të keqe të vitit është renditur aktori i “Game Of Thrones” Kit Harington, me flokët e tij të shprishura dhe stilin pa gjallëri. Përderisa kostumet e tij televizive në personazhin Jon Snow kanë qenë mjaft impresionuese, duket se GQ nuk e ka vlerësuar atë lart kur është shfaqur në emisione dhe organizime të ndryshme.
Edhe komediani Paul Merton është futur në këtë listë – i renditur në pozitën e dytë për stilin më të keq të vitit – dhe sado që nuk na pëlqen të themi, të paktën mund ta pranojmë se është e vërtetë.
Ndërsa Elon Musk, pavarësisht se ka një pasur disa miliardësh, ka dëshmuar se paratë nuk mund ta blejnë stilin dhe është futur në listën e personave me stilin më të keq të vitit.
Në anën pozitive të modës, lista me stilin më të mirë të vitit është kryesuar nga Matt Smith.
Duke e merituar tërësisht këtë çmim, Smith arrin që të duket i pashëm, luksoz dhe me stil edhe para ekranit, por edhe në jetën e përditshme.
Në këtë listë të veshjeve më të mira të vitit janë futur edhe Ryan Reynolds, Harry Styles, A$AP Rocky dhe Andrew Garfield.
Ndërsa, i treti në listën e meshkujve me stilin më të mirë të vitit, duke dëshmuar se mund të keni stil në çfarëdo moshe, është renditur Jeff Goldblum. /Telegrafi/