Site icon Telegrafi

Veshjet që nuk dalin nga moda

Fustani i zi i shkurtër: ai është pjesë e pandarë e gardërobës së çdo femre duke qenë se është një veshje që mund të përshtatet në secilin kombinim.

Xhinset dhe bluza e bardhë: vitet, madhësia dhe pesha e trupit tuaj nuk është aspak e rëndësishme. Ky kombinim i përshtatet secilit që dëshiron të sigurojë fleksibilitet më të madh. Nëse mbani një këmishë të bardhë dhe xhinse me këpucë të sheshta, do të dukeni më të përshtatshme për daljet ditore, nëse shtoni ndonjë shall dhe take të larta, jeni të gatshme për daljet e mbrëmjes.

Çizme deri tek kyçi i këmbës: më të përshtatshmet për sezonin e dimrit janë çizmet deri tek kyçi i këmbës, mund t’i mbani me geta, xhinse apo fustane. Veshjet sportive: ato mund t’i mbulojnë të gjitha parregullsitë e trupit, ndërsa në të njëjtën kohë të ndjeni shumë komode.

 

Exit mobile version