Site icon Telegrafi

Veshjet që meshkujt i konsiderojnë tërheqëse tek femrat

E mbase keni dëgjuar shpesh të thuhet se meshkujt preferojnë femrat e thjeshta. Por nga fotot që do të shihni në vazhdim rezulton e kundërta.

Meshkujve u pëlqen që femrat të vishen provokuese, me taka të larta, funde të shkurtër apo pantallona të ngushta.

Për më shumë shikoni më poshtë, ja si të visheni për t’u dukur sa më bukur përpara partnerit tuaj ose djalit që dëshironi t’i bëni përshtypje!

Çorapet deri te gjuri, përmbushin fantazitë e meshkujve për vajzat e veshura me uniformë shkolle, që personifikojnë vajzën e zgjuar, por edhe lozonjare me sjellje tipike të një ‘kokete’.

Takat e larta e bëjnë një femër të duket joshëse dhe tërheqëse duke i dhënë pamje femërore.

Femrat sportive janë shumë tërheqëse për meshkujt.

Minifundet janë shumë seksi dhe sensuale, pasi tregojnë format femërore.

Fustanet e shkurtër të zinj janë të domosdoshëm në gardërobën e femrave. Tani që edhe meshkujt i preferojnë, mos ngurroni t’i vishni!

Pantallonat e ngushta apo streçet preferohen shumë nga meshkujt pasi nxjerrin në pah format.
 

Exit mobile version