Telegrafi

Veshjet pa doganë, tërhiqet projekti

Gazeta Shqip mëson se ministria e ka tërhequr projektligjin për shkak të disa paqartësive. Ideja ishte që të gjitha veshjet e gatshme të futeshin në tregun vendas pa tarifë doganore, që sot aplikohet në shkallën 10 për qind. Heqja e kësaj takse padyshim që do të ulëte çmimet e veshjeve në treg, por nga ana tjetër, buxheti i shtetit humbiste rreth një miliard lekë.

Heqja e taksës prekte edhe disa lëndë të para për prodhimin e veshjeve. Duket se kushtet e MSA-së kanë detyruar autoritetet shqiptare të tërhiqeshin nga plani. Kërkesa për heqjen e taksës doganore për veshjet e gatshme, si të rejat, ashtu dhe për të përdorurat, kishte ardhur nga një grup biznesmenësh.

Zyrtarë nga ministria deklarojnë se pasi u konsultuan edhe një herë më legjislacionin, kuptuan që nuk ishte koha e duhur për eliminimin e tarifës. /Telegrafi/