Telegrafi

Veshjet nga kadifeja: Kombinime elegante për çdo rast

E dëshironi stilin e rehatshëm dhe ju janë bërë monotone xhinset?

E butë, e këndshme, kadifeja në këtë sezon është zgjedhja e vërtetë për ju!

Stofin të cilin dikur e kanë pasur vetëm mbretërit, sot është pjesë e pandashme e shumë kombinimeve, kështu që pantallonat nga kadifeja me vija, mund ta vishni me xhemper, xhaketë, xhaketë lëkure, këmishë, këpucë të thella me lidhëse apo me këpucë elegante, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditëve zymta vendosni për ngjyrë më të hareshme si p.sh. e verdha, rozë e mbyllët, e gjelbër, bordo apo tone të ngrohta ngjyrë bronzi, ari dhe ngjyrë mustarde.

Megjithatë, duhet të keni parasysh që ky material me shkëlqim specifik më mirë u rri për shtat meshkujve të gjatë dhe atyre me shtat të hollë.

/Telegrafi/