Carey Mulligan ka bërë një paraqitje të mrekullueshme veshur me një fustan të “Christian Dior” në premierën e filmit “The Great Gatsby” në Festivalin e Filmit në Kanë.
Heidi Klum nuk kishte zgjedhur veshjen e duhur në Versus Versace Collection në Nju Jork.
Nicole Kidman ka shkëlqyer në premierën e filmit “The Great Gatsby” në Kanë e veshur me një fustan të “Christian Dior”.
Nicki Minaj dukej se kishte kafshë të ngordhura në këmbët e saj në finalen e “American Idol” në Los Angeles.
Emma Watson ishte e mrekullueshme në një fustan të ”Chanel” në premierën e Filmit “The Bling Ring” në Festivalin e Filmit në Kanë.
Kim Kardashian edhe një herë ka qenë në qendër të kritikave për veshjen e saj. Kësaj radhe ajo ishte veshur me një fustan të bardhë që nuk ishte i përshtatshëm për një shtatzënë. /Kosovapress/Telegrafi/