Site icon Telegrafi

Veshjet me rrjetë, përzgjedhje e kësaj vere

Gjatë sfilatave të fundit, rrjeta ka qenë protagoniste e padiskutueshme. Me siguri ai që ka nxjerrë esencën me ‘punk’ ka qenë Marc Jacobs, që gjatë linjës së fundit dizajnuar për Louis Vuittto, ka nxjerrë në skenë modele të mbuluara me rrjetë të zezë.

 

Lojë transparente dhe joshëse janë prezantuar edhe krijimet e Emilio Pucci apo të Dolce&Gabbana.

Ndërsa Frida Giannini për Gucci, ka dizajnuar një linjë veshjesh me shije ‘sporty chic couture’.

Mes propozimeve të këtij sezoni nuk mungojnë as aksesoret, mbi të gjitha këpucët. Bien në sy çizmet nga Jerome C.Rousseau, Dolce & Gabbana, Christian Louboutin. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version