Ja disa ide kombinimi të veshjeve me kuadrate:
Fustani me kuadrate: me këtë veshje ju do të dukeni si një vajzë shkolle. Ju mund ta kombinoni atë me një xhaketë të zezë, geta të zeza dhe një palë çizme me të njëjtën ngjyrë.
Pantallona me kuadrate: një veshje që ju tregon elegante. Mund të vishen me çizme të zeza, një bluzë të bardhë dhe disa aksesore ari.
Fund me kuadrate: ju mund të vishni një fund të bardhë me kuadrate të zinj të kombinuar me një pulovër. /Telegrafi/