Mango spanjolle është një ndër ato brende te të cilat çdo koleksion i ri shkakton eufori të vërtetë
Në këtë vazhdë, koleksionet e tyre i ndjekin edhe fushatat fantastike të modës të cilat mbeten në kujtesë, transmeton Telegrafi.
Për t’u dukur si yll, shpenzimi i parave të shumta nuk është i obligueshëm. Argumenti është ky: yjet dhe trendesistet e famshme janë dashuruar në këto kostume, të cilat shiten me çmim shumë të volitshëm.
Secila femër mund t’i ketë…
E njohur për famën e saj, bukurinë, si dhe një detaj, studente e psikologjisë, Gigi Hadid, e cila tashmë është e njohur si modelja e brendeve më të mëdha botërore, ka zgjedhur që në ditët e saj të lira, të rehatisë, të vishet me brendin Mango, atëherë kur nuk është e detyruar të vesh atë që i kërkon puna!
Modelja ruse Irina Shayk, deri sa parakalonte në një aeroport është parë e veshur me brendin Mango. Nuk është hera e parë që ky brend e ka bërë modelen të reflektojë dhe të bie në sy me një stil të
veçantë dhe shumë atraktiv!
Që nga vjeshta e vitit 2011 Kate Moss është konsideruar si muza e Mango-s. Së pari është paraqitur në video projektin e Terry Richardson, i cili edhe e ka udhëhequr kampanjën. Më vonë Miranda Kerr, modelja australiane ka marrë rolin e muzës.
Ndërsa sot, Mango, vazhdon të jetë një nga brendet që i tërheq pothuajse femrat më të njohura në botë, të cilat njihen për shijen e tyre kur flasim për modën.
E parë, e veshur më Mango ka qenë edhe Diana Kruger e cila ka zgjedhur Parisin dhe këtë brend për ta veshur. Aktorja e cila ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e filmit në Cannes, nuk është hera e parë që shihet e veshur me Mango, duket se ka një dashuri të madhe për këtë brend.
Lucy Boynton kapet nga paparacët e veshur me Mango. I dashuri i saj Rami Malek gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve kur edhe fitoi Oscar si aktori më i mirë, në fund të fjalimit i është kthyer Lucy-it, me fjalët se je përtej të jashtëzakonshmes. Përtej të jashtëzakonshmes,shpesh e bënë edhe përzgjedhja e gjërave që i bënë, në këtë rast Lucy shpesh përzgjedhë veshjet e Mango-s, dhe duket me shumë stil, këtë gjë na e dëshmojnë gjatë tërë kohës paparacët!
Natalia Vodianova, Diana Kruger dhe Lucy Boynton bartin kompletin me kutia. Kompleti nga koleksioni i ri është bërë nga blejzeri dhe mini-fundi me kollan nga i njëjti material.
Ky komplet i punuar me kutia ngjyrë të kuqe në stilin e viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar shumë lehtë mund të kombinohet.
Kompleti mund të bartet në shumë mënyra të ndryshme – duket shkëlqyeshëm me çizme të zeza, me çizme të bardha me taka të larta apo me këpucë klasike të cilat përshtaten me kostumin.
Manekinia, Lena Perminova, ka shpikur mënyrën e vet të bartjes së këtij kostumi modern. Ajo blejzerin e bart si fustan.
A keni edhe ju ndonjë ide? /Telegrafi/