Telegrafi

Veshjet e yjeve në “2012 Billboard Music Awards”

Miley Cyrus sikur dëshiron të na bëjë me dije se nuk është fëmijë më. Përpos stilit të flokëve, të denjë për një femër më të rritur, Cyrus nuk ka hezituar as që të mbathë këpucë me taka të larta.

Kate Perry është paraqitur me një veshje dhe stil të mrekullueshëm. Nëse shikoni më me vëmendje, do të shihni se flokët e saj të zeza kanë një nuancë të ngjyrës vjollcë, aq sa për t’u përshtatur më mirë me fustanin.


Edhepse mund të duket paksa i çrregullt, fustani që kishte veshur Carrie Underwood ishte si i përrallave. E, çanta e dorës, si e larë në ujë bashkë me ylberin.


Është kjo Taylor Swift apo kukulla Barbie? Vetëm Swift e ka një fizik të këtillë, thjesht të përkryer. /Telegrafi/