Site icon Telegrafi

Veshjet e të famshmeve në “2012 CMA AWARDS”

Kësaj here Carrie Underwood mund të quhet lule në lule. Përpos që edhe vetë është e bukur si lule, ajo ishte përcaktuar për një veshje me dantella në formë lulesh. Por, ka pasur edhe të tillë që thanë se Andervud e kishte tepruar me veshjen tepër provokuese. E ju, çka mendoni?

Me dekoltenë e saj shkëlqyese dhe me flokët e shkurtra, Kellie-Pickler, për dallim nga disa kolege të saj, ishte veshur me rroba të kaltra akull, me një fustan “Pamella Roland”, i cili me të vërtetë përshtatej me stilin e saj.

Në atë që mund të jetë albumi më i hijshëm në historinë e tepihut të kuq, Taylor Swift ishte veshur në pajtim me titullin e albumit, "Red", duke ngjarë më shumë në një trëndafil të sapondukur, sesa në një femër. Edhe buzët e saj ishin të kuqe, të lëngshme…/Telegrafi/
 

Exit mobile version