int(1) Veshjet e preferuara për dasma nga yjet - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Veshjet e preferuara për dasma nga yjet

Pantallona të shkurtra
Nëse në kodin e veshjes së dasmës shkruan ‘veshje festive’ natyrisht se pritet që të paktën një nga mysafiret të ketë të veshura pantallona të shkurtra të tilla. Natyrisht nuk bëhet fjalë për ato të përditshmet, por për një palë të zeza me material më elegant ashtu si Jennifer Aniston.

Mini fundi shumë i shkurtër
Mund të vishni edhe ju . një fund të tillë si edhe Zoe Saldana dhe të gjithë do t’ju shohin juve në vend se ta shikojnë nusen. Aktorja duket shumë joshëse jo vetëm për shkak të zbulimit të këmbëve, por edhe për shkak të ngjyrave të ndezura e të kombinuara bukur në veshjen e saj.

Tunika e shkurtër
Ashley Tisdale e dëshmon se shfaqja e lëkurës në sasi të vogël nuk bën dëm asnjëherë. Madje kjo mund të ndikojë në përmirësimin e pamjes suaj, sidomos nëse e kombinoni atë me një fustan të shkurtë të sofistikuar, ashtu si ka bërë edhe aktorja. Do të keni vëmendjen e të gjithëve.

Fustani me shpinë të hapur
Kur të jeni duke vallëzuar me të dashurin tuaj, askush nuk e sheh pjesën e përparme të fustanit, por vetëm atë të pasme. Olivia Wilde ka zgjedhur këtë fustan me ngjyrë të zezë të dizajnuar nga ‘Valentino’. /Telegrafi/
 

Exit mobile version