* Privilegjoni prerjet e shkurtra. Duhet të zgjidhni xhaketa ose pallto të shkurtra. Fustanin duhet ta zgjidhni fiks sipas masës suaj.
• Mos përdorni taka shumë të larta. “Jemi të shkurtra, atëherë të zgjatemi me taka të larta”! Ky mendim i shumicës së femrave që janë të shkurtra, është i gabuar. Takat kanë tendencë ta prishin lartësinë dhe të krijojnë një disharmoni dhe një lloj çrregullimi në proporcion. E njëjta gjë vlen edhe për këpucët apo sandalet ortopedike.
• Vishni këmisha dhe bluza të rehatshme. Bluzat duhet të jenë të buta dhe të rehatshme. Mos i ndryshoni ngjyrat, por preferoni veshjet njëngjyrëshe. Ndryshueshmëria e ngjyrave thyen në dysh siluetën tuaj.
• Ndërkohë edhe aksesorët duhet të jenë të vegjël.
• Pra si përfundim, fjala e cila i përmbledh të gjitha këto këshilla është: “masa e duhur”. /Living/Telegrafi/