Site icon Telegrafi

Veshjet e ngushta, jo vetëm të sikletshme

Mjekët paralajmërojnë se veshjet e ngushta mund të dëmtojnë nervat dhe të na rrezikojnë shëndetin. Kur vesh shpesh veshjet të ngushta, mund të të kapin lehtë dhembjet në pjesën e jashtme të kofshës ose mund të të dhembë lëkura e kësaj pjese, sidomos kur ecën.

Femrat mbipeshë janë më të prekura nga ky dëmtim dhe simptomat e para fillojnë pas 6-8 muajsh nga nisja e përdorimit, sidomos e xhinseve.

Duhet të keni kujdes, ato nuk duhet të jenë tepër të ngushta. Veshjet e ngushta mund të shkaktojnë jo vetëm siklet, por edhe sëmundje serioze, sic është kanceri!

Jelekët e ngushtë i shtypin gjinjtë dhe pengojnë drenazhin limfatik me anë të të cilës trupi largon toksinat kancerogjene. Lëngu limfatik nuk e zhvillon efektin e saj pastrues dhe kështu formohen ënjtje. Po ashtu jelekët e ngushtë shkaktojnë rritjen e temperaturës trupore dhe shkaktojnë pakëndshmëri. /Telegrafi/
 

Exit mobile version