Në fakt, ka një seri rregullash themelore që vlejnë për çdo lloj martese, nga ajo në drekë tek ajo në mbrëmje, nga ajo formale në informale dhe kështu me radhë.
Prandaj, disa rregulla nga Living që duhen mbajtur mend janë:
• Mos u vishni kurrë me të bardha: e bardha është ngjyra e nuses, protagonistes së ditës, e vetmja që në atë ditë duhet të vishet me fustan të bardhë.
• Shmangni varëset e tepruara.
• Mos vishni rroba dhe këpucë të pakëndshme: mos harroni se dasma mund të bëhet një maratonë e vërtetë, kështu që është gjithmonë mirë që të zgjidhni diçka komode.
• Shmangni rrobat seksi: parimi është i njëjtë si për zgjedhjen e bizhuterive; duhen kursyer rrobat shumë transparente, apo të shkurtra duke qenë se nuk janë adekuate për rastin.
• Gjatësia e rrobave dhe aksesorëve: mos harroni se veshjet e gjata janë të ndaluara për dasmat që zhvillohen në mëngjes, ndërsa kapja e flokëve me model është “out” për ata që janë nën 17 vjeç. /Telegrafi/