Telegrafi

Veshjet e femrave jo të holla

Gjeni një rrobaqepës të mirë
Kim thotë: Krejt çfarë bartni duhet t’u përshtatet mirë proporcioneve të trupit tuaj, prandaj do të duhet të vizitoni rrobaqepësin, i cili do t’i rregullojë rrobat nga dyqani, ose të qepë diçka në bazë të masës suaj. Nganjëherë dallim të madh bën vetëm shkurtimi i fustanit për disa centimetra.

Nxirreni në pah belin
Kim thotë: Tregojeni belin tuaj! Mbajtja e rripave do ta përforcojë stilin tuaj, ndërsa ato kanë çmime të arsyeshme për secilin xhep.

Shmangni fustanet
Kim thotë: E di se ato i rrinë mirë Nicole Richiet dhe femrave me ndërtim të tillë trupor, por fustanet nuk rrinë mirë në një trup me linja më të plota. Mund t’u bëjë të dukeni si shtatzënë ose të dukeni jo të rregullta. Prandaj më mirë provoni një fustan “maksi”.


Pranojeni trupin tuaj
Kim thotë: Secila femër me koeficiente nga 34 deri në 48 duhet të ketë ndonjë gjësend të përditshëm si Spanx! Elastina solide kufizon linjat e trupit dhe krijon formë të bukur dhe të fortë trupore, është zgjidhje e shkëlqyer për femrat e plota, ndërsa u rri mirë edhe atyre shumë të hollave. Ndërsa një tjetër element pozitiv është se nuk shihen veshjet e brendshme nën to.

Duhet t’i doni linjat tuaja
Kim thotë: Kini vetëbesim dhe jini krenare me trupin tuaj, kjo është shumë seksi. Dua të tregoj vijat e mia trupore, ndërsa sot ka shumë dizajnerë të cilët i kuptojnë kërkesat e femrave jo të holla.

/Telegrafi/