Site icon Telegrafi

Me veshje tërheqëse, Amanda Holden shpreh mbështetjen për Anglinë dhe tregon aftësitë me top

Amanda Holden (Foto: Getty Images/Instagram)

Amanda Holden është duke e përjetuar nga afër Kampionatin Botëror, ashtu që ka vendosur ta shprehë mbështetjen për Anglinë duke e puthur trofeun dhe duke treguar aftësitë e saj me top.

Anëtarja e Jurisë në “Britain’s Got Talent” i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të publikuar imazhe të saja teksa mbante një kopje të Kupës së Botës.

47-vjeçarja është shfaqur vetëm me brekë, ndërsa në pjesën e sipërme ka pasur një bluzë të shkurtër të Anglisë.

Në përshkrim ajo ka thënë se lutet që Tre Luanët ta fitojnë trofeun e sivjetmë që zhvillohet në Rusi.

Nuk ka munguar edhe xhirimi, në të cilin Amanda ka treguar se di të luajë me top.

Holden, e cila është personalitet televiziv, aktore dhe këngëtare, ka tërhequr vëmendje edhe me fizikun e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=uNCpRMdoFO4

Kampionatin Botëror, Anglia bën pjesë në Grupin G së bashku me Belgjikën, Panamanë dhe Tunizinë. /Telegrafi/

Exit mobile version