Prezantuesja, manekinia dhe stilistja, Alexa Chung, është e pranishme në skenën e modës për më shumë se një dekadë dhe u është besnike pjesëve klasike që vesh në stilin e saj të njohur
Këtë stil nuk mund ta përshkruanim si monoton apo të rreptë, por është një kombinim i suksesshëm i elegancës parisiane, humorit britanik, klasikëve dhe rock and roll-it, transmeton Telegrafi.
Kur shikojmë fotot e saj ndër vite, ndonjëherë është e vështirë të përcaktojmë se kur janë realizuar, gjë që është një shenjë se Alexa ka gjetur stilin e saj dhe i ka qëndruar besnike dhe, këto 5 pjesë kyçe i vesh dhe i kombinon zakonisht.
Këmishë të bardhë
Pjesa bazë e veshjes është krejtësisht e papritur në kombinimet e mbrëmjes dhe Alexa tregon se si mund të duket elegante dhe joshëse me kostume dhe fustane lëkure.
Mini funde
Pjesa ultra elegante duket edhe më mirë në versionin e Alexa-s – në stilin e vërtetë britanik, ajo nuk vesh çorape najloni, dhe i kombinon me sandale, baletane dhe çizme.
Pallto me dy radhë pullash
Ngjyra bezhë ose leshi deveje, një pallto me dy radhë pullash që arrin deri në gjunjë shkon absolutisht – me gjithçka!
Fustanet femërore
Dantella apo perishane, por edhe modelet delikate në materiale të tejdukshme janë kodi i dresit të zakonshëm i fanellave për raste formale dhe Alexa di si t’i bëjë ato pak më argëtuese.
/Telegrafi/