Pantallona te mbajtura me llastik, bluza e triko në masa dy-tre herë më të mëdha, geta që s’mund të vishen dot. Si rrjedhojë daljet në publik rrallohen duke evituar festat, me shprehjen standarde "Nuk kam ç’të vesh".
Të gjitha këtyre "sikleteve" i kanë gjetur zgjidhje stilistë të shumtë, të cilët kanë krijuar koleksione të tëra enkas për to. Elegante, sportive dhe shumë komode, për të kaluar një shtatzëni sa më të qetë e padyshim sa më të këndshme.
Fustanet e mbrëmjes, duket se janë gjetja më e spikatur, veçanërisht nëse mendojmë për festat e fundvitit. Format e rrumbullakosura janë përshtatur më së miri me linjën e veshjeve, të cilat e bëjnë akoma më sensuale mamin e ardhshëm dhe mbi të gjitha duke e bërë atë të ndjehet mirë me trupin e saj, i cili transformohet çdo ditë. /Telegrafi/