Site icon Telegrafi

Me veshje kombëtare e plis në kokë, trajneri i ‘CrossFit’ me koreografi të veçantë për 28 Nëntor

Ditën e sotme (e diel) shënohet Dita e Flamurit njëherësh 109 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe në këtë përvjetor, urimet e mesazhet e fuqishme nuk kanë munguar nisur nga liderët politikë e të famshmit e tjerë të fushave të ndryshme.

Egzon Shkololli, trajneri i njohur i ‘CrossFit’ po ashtu ka përgatitur një koreografi të veçantë për 28 Nëntor.

Egzon Shkololli (Foto: Instagram)

Ai është shfaqur me veshje kombëtare, plis në kokë e duke mbajtur flamurin Kuq e Zi në dorë, gjersa ka realizuar disa nga ushtrimet në palestrën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga CrossFit

“Urim i veçantë nga trajneri. Urime 28 Nëntori Shqipe”, thuhet në postim.

Egzon Shkololli (Foto: Instagram)

Videoja e sportistit nga Peja, që përcolli mesazh dhe emocion të fortë, mblodhi gjithashtu pëlqime e reagime të shumta.

Krahas Pavarësisë së Shqipërisë, sot do të festohej ditëlindja e 66-të e komandantit legjendar, Adem Jashari. /Telegrafi/

Exit mobile version