Lady Gaga sot (e mërkurë) këndoi himnin kombëtar në përurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
34 vjeçarja dhe fituesja e ‘Grammy’ gjatë interpretimit mori vëmendje me dukjen e veçantë, fustanin blu të errët në pjesën e sipërme e të kombinuar me të kuq.
Veshja e Gagas gjithashtu u kompletua me një palë doreza të zeza, e në pjesën e majtë mbante një pëllumb ngjyrë ari që simbolizonte paqen dhe unitetin.
Ndërkohë, shumë fansa në Twitter kanë reaguar pas paraqitjes së saj duke bërë një krahasim me filmin “Hunger Games”.
“Lady Gaga është veshur si Hunger Games”, ka thënë një ndjekës.
Lady Gaga…giving off Hunger Games vibes pic.twitter.com/INcpzxHOah
— Kassy Akiva (@KassyDillon) January 20, 2021
Një tjetër shtoi, “Duke na dhënë një gjendje si Hunger Games”.
“Zoti im, Lady Gaga duke filluar në Hunger Games”, bëri shaka një tjetër përdorues i Twitter.
“Lady Gaga u bë virale dje si Princesha Leia nga Star Wars ndërsa tani për shkak të Hunger Games”, vazhdoi tjetri.
lady gaga said give me hunger games victor energy
— delia (@delia_cai) January 20, 2021
“Interpretimi i himnit kombëtar për popullin amerikan është nder për mua. Unë do të këndojë gjatë një ceremonie, një tranzicioni, një moment ndryshimi. Për mua ka një kuptim të madh”, shkroi Gaga në Twitter.
Huge hunger games energy from Lady Gaga pic.twitter.com/FQv5VzYzSz
— B.W. Carlin (@BaileyCarlin) January 20, 2021
“Synimi im është të njoh të kaluarën tonë, të jem shërues për të tashmen dhe i pasionuar për një të ardhme ku ne punojmë së bashku me dashuri. Unë do të këndojë për të gjithë që jetojnë në këtë tokë. Me respekt dhe dashuri, Lady Gaga”. /Telegrafi/
Lady Gaga went viral yesterday because of Star Wars and now because of Hunger Games. Her versatility pic.twitter.com/7R1tWrjKQx
— Josué Monster (@EmoJoshy1) January 20, 2021