Veshja e Bernies Sanders në inaugurimin e presidentit amerikan Joe Biden, mund të zë vend në kostumet e festës së Halloween-it.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, kjo mund të jetë veshja më e frikshme e vitit për festën e shtrigave.
Kostumi i Sanders në janar përfaqësonte një pallto ngjyrë gri, dorashka komode dhe maskë për t’u mbrojtur ndaj COVID-19.
Mirëpo jo vetëm veshja e tij, qëndrimi i Sanders në një karrige dhe i shtrënguar me sa duket nga i ftohti, mori hovin në rrjetet sociale në mbarë botën, për disa ditë me radhë.
Faja elektronike Dolls Kill shpreson që versioni i tyre i quajtur “Trickz N ‘Treatz Again Again Asking Costume Set” të ketë një ndikim të ngjashëm për personat që veshin këtë kostum.
Ideja e këtij kostumi është që të gjithë të bëhen viral në internet, ngjashëm si Bernie Sanders. /Telegrafi/