Nëse keni rezervuar në një restorant, duhet të visheni pak më shumë serioze sesa një natë kur dilni me shoqet.
Living ka përzgjedhur disa kombinime për t’ju frymëzuar për veshjen e përsosur në këtë ditë të veçantë. Këshilla jonë e parë, është të shmangni veshjen e kuqe. Në vend të saj, mund të zgjidhni disa aksesorë të kuq.
Së dyti; nëse do të shkoni në restorant duhet të ndiheni rehat me veshjen tuaj. E rëndësishme është ta shijoni atë ditë së bashku me partnerin dhe jo të humbisni orë të tëra duke u përgatitur.
E treta dhe ndoshta më e rëndësishmja; jini e sjellshme dhe sjellja juaj duhet të përputhet me stilin tuaj.