Telegrafi

Veshja e balerinës vë në siklet Ramën dhe Qosjen (Foto)

Tiranës i është shtuar një qendër e re tregtare, teksa qendra Toptani është hapur mbrëmë zyrtarisht.

Ndërkohë në ceremoninë e hapjes ra veçanërisht në sy, pjesëmarrja e akademikut të njohur Rexhep Qosja.

Një lloj kontradikte mes profilit të tij dhe qendrës tregtare duket edhe në këtë foto, shkruan Tema.

Një balerinë me tesha të shtrënguara pas trupit kryen një performancë për miqtë e lartë.

Por sikleti duket qartë në vështrimet e tyre.

Akademiku Qosja përpiqet të mos shohë në drejtim të vajzës. E kryeministri Rama ka një mbledhje buzësh. Ndërkaq biznesmeni Bashkim ulaj duket sikur ka mbyllur sytë.